Omnifactor eshte nje kompani pionere ne tregun e faktoringut ne Shqiperi. Eshte themeluar ne vitin 2010, ka marre licencen e faktoringut nga Banka e Shqiperise ne Maj te vitit 2011, dhe ka filluar aktivitetin me 1 korrik 2011.

Kompania ka per qellim te kontriboje ne krijimin dhe zhvillimin e sektorit te faktoringut qe financon llogarite e arketueshme dhe te pagueshme. Kjo do te arrihet nepermjet eksperiences teknike te gjere qe ka akumuluar stafi menaxherial I kompanise, nepermjet dedikimit ndaj klienteve dhe sigurisht edhe nepermjet teknologjise. Omnifactor ka adaptuar nje organizim fleksibel te struktures se saj dhe po ashtu bazuar ne nje marreveshje specifike, perfiton nga rrjeti I degeve te bankave tregtare qe operojne ne Shqiperi.

Ne kete menyre, ne sigurojme nje sherbim te shpejte dhe profesional ndaj klienteve tane ne cdo zone te territorit kombetar. Omnifactor e ka orientuar aktivitetin e saj te faktoringut ne kanale te ndryshme, me qellimin per ti ofruar sherbimet e saj, nje baze te gjere kompanish te vogla dhe te mesme.