Zgjidhje ideale per bleres te medhenj: Rrisni volumin e blerjeve me Omnifactor!

  • Ne marrim persiper te menaxhojme te pagueshmet e nje biznesi te madh
  • Ne marrim persiper rezikun e mospageses nga klientet tuaj
  • Ne marrim persiper te financojme furnitoret tuaj ne baze te faturave qe kane leshur dhe sherbimit qe keni marre
  • Ne financojme kompanine tuaj edhe pertej dates se pageses se fatures te caktuar nga furnitoret tuaj, duke ju shtyre rrealisht afatet e pagesave

Paguesi I faturave tuaja me fjale te thjeshta do jete Omnifactor; persa u perket klienteve tuaj qe do jene pjese e skemes se pagesave nga ana jone, do te bihet dakort paraprakisht mes nesh, ju dhe furnitoreve tuaj qe do te jene te interesuar.

Si funksionon Faktoringu I Anasjellte?

 Nje biznes I madh konkludon me Omnifactor nje draft marreveshje me ane te se ciles ky I fundit pranon te bleje ose financoje te arketueshmet e furnitoreve te paracaktuar qe furnizojne biznesin e madh me sherbime ose produkte.

Furnizuesit qe percaktohen per tu financuar dhe Omnifactor firmosin gjithashtu nje kontrate faktoringu te vlefshme vetem per sherbimet qe I ofrohen biznesit te madh te caktuar.

Ne momentin qe malli ose sherbimi I eshte ofruar biznesit te madh dhe fatura eshte leshuar nga furnitori, te dhenat e fatures/faturave kontrollohen nga biznesi I madh dhe nga Omnifactor qe dakordohen per saktesine e tyre.

Omnifactor procedon me pagesen e fatures se furnitorit ne llogarine e ketij te fundit.

Me pas biznesi I madh do te procedoje me pagesen e fatures ne daten e caktuar sipas termave qe parashikon kontrata mes tij dhe furnitorit.

Avantazhet tuaja?

  • Optimizim I fluksit te parase si rezultat I pageses se menjehershme nga Omnifactor te furnitoreve te perfshire ne skeme
  • 100% mbrojtje nga rreziku I mos pageses ne afat te fatures

Cfare efektesh ka Faktoringu I Anasjellte per ju?

  • Biznesi I madh perfiton kushte preferenciale nga furnitoret e seleksionuar per tu financuar
  • Mbrojtje e plote e furnitoreve nga rreziku I mos pageses ne daten e caktuar
  • Terma pagese akoma me te favorshme
  • Perfitim nga zbritjet e furnitorit

 Kush jane kushtet qe duhen permbushur?

 Kostot specifike perllogariten duke perdorur te dhenat e meposhteme:

  • Volumi vjetor I blerjeve
  • Numri I furnitoreve qe do financohen dhe volumi vjetor I faturave
  • Vlera mesatare e te arketueshmeve dhe termat e pageses per furnitoret
  • Pasqyrat financiare vjetore

Kush mund ta perdore kete sherbim?

 Klientet qe permbushin kushtet e meposhteme:

  • Reputacion shume te mire per pagesat
  • Minimumi 100.000 Euro volum shkembimesh vjetore mes biznesit te madh dhe furnitoreve te perfshire ne kete skeme
  • Maximum 180 dite financim per biznesin e madh
  • Do te mund te financohen vetem faturat per sherbimet dhe produktet e dhena plotesisht dhe te pranuara nga palet

Sa kushton Faktoringu I Anasjellte?

  • Volumi I shkembimeve dhe termat e pagesave mes biznesit te madh dhe furnitoreve te tij jane celesi I elementeve qe percaktojne cmimin
  • Furnitoret e perfshire do te paguajne interesa borxhi standard per periudhen e parapagimit te faturave

Pse Omnifactor?

Omnifactor ju ofron fleksibilitetin e duhur dhe angazhimin maksimal per tju pergjigjur kerkesave tuaja. Te mbeshtetur nga forca dhe likuiditeti I partnereve tane financiar, ne do te jemi ne gjendje tju ndihmojme ju dhe furnitoreve tuaj.