Normat e financimit dhe komisionet tona

Faktoringu eshte nje sherbim I karakterizuar nga nje shkalle e larte personalizimi. Kryesisht jane dy arsye qe do te percaktojne normen e interesit te faktoringut, rreziku I blerjes nga Faktori te faturave tuaja dhe volumi i faturave qe do te sillni per parapagim. Nese volumi I faturave per parapagim do te jete I larte dhe rreziku i ulet, athere ju mund te perfitoni norma financimi dhe komisione te uleta, nderkohe qe nese volumi i faturave per parapagim do te jete i ulet dhe rreziku i larte, athere ju do te keni norma financimi dhe komisione me te larta.

Ne e percaktojme rrezikun dhe volumin duke analizuar keto pese elemente:

  1. Volumin mujor te faturave per parapagim
  2. Vleren e cdo fature
  3. Sektorin ku operon kompania juaj
  4. Aftesine paguese te klientit tuaj
  5. Stabilitetin dhe performancen e pergjithshme te biznesit tuaj

Ketu mund te gjeni listen e cmimeve qe ne aplikojme normalisht ndaj klienteve tane:

 

Komision Administrimi 0.25%
Parapagimi 70%  –    90 %
Normat e parapagimit:  
30 dite 3.0%  –   3.5%
60 dite 4.0%   –  4.5%
90 dite 5.0%   –  5.5%
Cdo 10 dite mbi 90 dite 0.5%
Cdo 10 dite vonese pagese mbi afatet 0.5%   –   0.75%

Kosto e sherbimeve te tjera:

Rishikim I aplikimit per sherbim faktoringu Pa pagese
Komisione mbi hartimin e kontratave te Faktoringut:   
Mbledhje dokumentacioni per kontrate Pa pagese
Rritje e limitit te financimit, ndryshim I vleres se parapaguar Pa pagese
Komision aplikimi 0.0%
Komision mbi numer faturash 0.0%

Por si funksionon saktesisht faktoringu? Ne pergjithesi kompania e Faktoringut financon faturat tuaja ne dy momente, parapagimi dhe rimborsimi I pjeses se ngelur. Shembulli me poshte do te shpjegoje me mire si funksionon saktesisht:

Nje klient ka nje fature 1,000 $ per tu financuar. Kjo fature normalisht duhet te paguhet pas 30 ditesh. Klienti I kompanise se Faktoringut pasi aplikon merr keto kushte financimi: 3% norma e skontimit, 0.25% komision administrimi dhe 90% norme parapagimi e fatures.

  1. Kompania e Faktoringut (Faktori) depoziton menjehere 900 $ (1,000*90%) ne llogarine e klientit
  2. Pas 30 ditesh fatura paguhet nga debitori ne vleren e plote 1,000 $ ne llogarine e Faktorit

Faktori procedon me perllogaritjen e komisioneve dhe interesave qe jane 32.5 $ (1,000*3.25%)

3.Faktori rimborson ne llogarine e klientit pjesen tjeter te vleres se fatures prej 67.5 $ (pjesa e mbetur eshte 100 $ minus 32.5 $ komisione)

Le te marrim nje shembull tjeter, kete here te Faktoringut te Anasjellte,

 Faktoringu i Anasjellte eshte kur faktori vendoset ne mes te nje kompanie te madhe dhe furnitoreve te saj, dhe merr persiper te paguaje disa nga faturat e disa nga furnitoreve, duke pershpejtuar pagesat qe ben kompania e madhe (zakonisht ajo paguan rreth 90 dite me vonese nga marrja e sherbimeve ose produkteve nga furnitoret e saj).

Zakonisht nje kompani e madhe (bleresi) ka shume furniture (shitesit) qe leshojne fatura vazhdimisht. Faktoringu i Anasjellte zakonisht perdoret nga kompanite e medha qe duan te permiresojne fluksin e parave per furnitoret e tyre dhe gjithashtu te optimizojne fluksin e parave per veten e tyre. Gjithashtu dhe vete furnitoret e kompanise se madhe jane shpesh here per arsye te ndryshme (pagesa te paparashikueshme) te interesuar te parapaguhen, kundrejt termave te pagesave prej 90 ditesh qe aplikon kompania e madhe.

  1. Kompania e Faktoringut merr persiper te paguaje vleren e fatures (supozojme 1,000,000 ALL) per sherbimet ose mallrat e ofruar nga furnitoret ndaj nje kompanie te madhe dhe e ben kete duke firmosur dy kontrata me pare, njeren me bleresin dhe tjetren me furnitorin.
  2. Furnitori merr si parapagim 947,500 ALL nga Faktori, per faktin se zbriten 5% norme interesi dhe 0.25% komision administrimi (100% – 5.25% = 94.75%*1,000,000 ALL)
  3. Pas 90 ditesh bleresi I paguan Faktorit vleren e plote te fatures (1,000,000 ALL) te leshuar nga furnitori. Diferenca prej 52.500 ALL perben fitimin bruto te kompanise se faktoringut per sherbimin e ofruar.