• Albanian - AL
  • English - UK

RRETH FAKTORINGUT

Faktoringu tradicional perfshin 'blerjen' llogarive te arketueshme te nje Furnizuesi kundrejt nje zbritje/skontim nga nje Faktor ne kembim te pageses se menjehershme ne para. Faktori pastaj arketon direkt ardhurat nga Bleresi ose Debitori. Permes ketij procesi, Furnizuesi transformon nje aktiv 'te ngrire' - Llogarine te Arketueshme, ne aktiv likuid, para, duke mundesuar keshtu Furnizuesin 'te ve ne pune' Llogarine te Arketueshme; ne te njejten kohe borxhi i Furnizuesit ne pasivin e bilancit te tij pakesohet. Ligjerisht, ne Shqiperi faktoringu perfaqeson nje kontrate blerje sipas Ligjit Nr. 10029, Date 11/12/2006, dhe eshte nje aktivitet i rregulluar nga Banka e Shqiperise.

Pak histori

Fillimet e faktoringut i gjejme qysh ne koherat e lashta kur Fenikasit perdornin nje forme primitive te faktoringut, dhe Romaket njiheshin per shitjen e kambialeve kundrejt nje zbritje. Vete fjala 'factor' vjen nga Latinishtja, ajo do te thote 'kryej'.

 

 

Ne koherat moderne, faktoringu i ka fillimet ne ditet kur kolonet ne Amerike perdornin 'facilitators' (koordinatoret, fillimet e faktoringut), apo agjentet e shitjes per te lehtesuar tregtine me Angline dhe anasjelltas. Ndersa ka patur shume ndryshime ne industrine e faktoringut, shume nga termat dhe aspektet e transaksiionit mbeten teper te ngjashme me versionet e hershme. Faktoringu eshte akoma nje nga metodat me te vjetra, me te lehta dhe me te shpejta per krijimin e kapitalit punues ne cdo sektor biznesi.